Kryeministri Hristijan Mickoski mbajti fjalim në Qendrën Përkujtimore të Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë.

“Sot qëndrojmë me respekt, pikëllim dhe shpresë, duke kujtuar viktimat e Luftës së Dytë Botërore dhe tragjedinë e Holokaustit, që nuk e kurseu as Maqedoninë. Mbi 7000 hebrenj maqedonas u dëbuan në kampin Treblinka dhe jeta, historia dhe kultura e tyre u ndërprenë me forcë. Por historia nuk është vetëm një kujtim, është një mësim. Detyrimi ynë është të ruajmë të vërtetën, t’i rezistojmë harresës dhe të ndërtojmë një shoqëri të bazuar në tolerancë, drejtësi dhe respekt të ndërsjellë.
“Kurrë më” nuk është thjesht një frazë, është një premtim. Të mos lejojmë që e kaluara të përsëritet. I përjetshëm qoftë kujtimi i viktimave”, ka shkruar Mickoski në profilin e tij në Facebook.