Kryeministri Hristijan Mickoski tha se sot ose nesër pret që në Kuvend të dorëzohet zyrtarisht propozimi i qeverisë që Nenad Saveski, të votohet për kryeprokuror të ri, përcjell TV21. Mickoski tha se personalisht nuk e njeh të njëjtën, por që nga biografia është vlerësuar se mund të jetë kryeprokuror i shkëlqyer.

“I analizuam të gjithë kandidatët. I analizuam biografitë e tyre, njëherë edhe përfundimet e Këshillit të Prokurorëve dhe si qeveri, në një debat konstruktiv morëm vendim se Nenad Savevski mund të jetë zgjidhja përkatëse për kryeprokuror të ri. Unë personalisht nuk e njoh Nenad Saveskin, por nga ajo që pash nga biografia e tij , por edhe gjatë pyetjeve, vlerësojmë se mund të jetë kryeprokuror i mirë, të them i shkëlqyer”, tha Mickoski.