Gazetare: Ajnur Bafqari
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se nuk disponon informacione të detajuara lidhur me rastin e ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Moskë, për të cilin mediat ruse raportuan se kishte shkaktuar aksident, ndërkohë që ishte i dehur. Mickoski na drejtoi te ministria kompetente.
“Ndoshta më shumë detaje mund të thotë ministria e punëve të jashtme dhe politikë të jashtme, unë nuk kam detaje, nga ajo që e di është ajo që e kam lexuar në media”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Ministria e Jashtme thotë se ka kërkuar informacione të plota dhe të detajuara lidhur me ngjarjen konkrete, pas çka do të vendoset për veprimet e mëtejshme.
“Pas verifikimit të të gjitha fakteve relevante, do të merret një vendim adekuat për veprimet e mëtejshme. Publiku do të informohet në kohë për të gjitha hapat e ardhshëm”, tha Ministria e Punëve të Jashtme.
*Pas verifikimit të fakteve, do të merret vendim adekuat për veprimet e mëtejshme
Mediat ruse, duke cituar portalin serb Pravda kanë raportuar se Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Rusi Nenad Kolev ka shkaktuar një aksident trafiku në Moskë me një automjet zyrtar nën ndikimin e alkoolit. Shkrimi, me titull “Diplomacia e dehur”, ndër të tjera, përfshin foto nga kamerat e sigurisë, të cilat, sipas autorit, tregojnë Kolevin duke u lëkundur, pastaj duke hipur në një makinë me targa diplomatike dhe duke shkaktuar një incident./Alsat.mk.
The post Mickoski: Nuk kam informacione të detajuara për rastin e ambasadorit në Moskë appeared first on Alsat.
