Rritja e rrogave në administratën publike është paraparë për vitin e ardhshëm, në rrjedhë është përgatitja e versionit punues e cila në vijim duhet t’i kalojë të gjitha procedurat, paralajmëroi kryeministri Hristijan Mickoski gjatë vendosjes së gur-themelit të sallës së re sportive në shkollën rajonale “Dimitar Pop Georgiev Berovski”.
Rroga më të larta do të ketë edhe në arsim dhe në institucione të tjera, borxhet po kthehen, deklaroi kryetari i Qeverisë, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.
“Do të ketë, është paraparë edhe ajo në kuadër të buxhetit kemi një version punues të cilin do ta rregullojmë në periudhën në vijim, këtë javë duhet ta rregullojmë si dhe nga fillimi i javës së ardhshme. Dhe pres tashmë javën e ardhshme të gjendet në mbledhje të Qeverisë ky propozim version i buxhetit për vitin e ardhshëm, prandaj normalisht siç është rendi dhe procedurat, të gjendet para deputetëve në Kuvend. Kështu që janë paraparë rritje e rrogave edhe në suaza të arsimit dhe në institucione të tjera, varësisht nga mundësitë. Pres konsolidimi të përfundojë deri në fund të vitit, tashmë një pjesë e madhe e borxheve, ngadalë, por sigurt por kthehet, llogaria e Qeverisë po del nga ajo saldoja negative të cilën e trashëguam”, deklaroi Mickoski.