“Më shumë do të qëndroj te përmbajtja sesa te madhësia e rikonstruimit”, kështu tha kryeministri Hristijan Mickoski duke ritheksuar se pas 17 qershorit do të fillojnë bisedimet me partnerët e koalicionit. Se cila ministri kujt do t’i takojë, Mickoski kërkoi durim duke theksuar se ditët në vijim do të ketë hollësi rreth kësaj çështje.
“Nuk do të futesha tek madhësia por do të përmbahesha te përmbajtja e rikonstruimit të Qeverisë. Tani jemi të përkushtuar, edhe unë personalisht, por edhe partia që drejtoj, tek ditëlindja, 36 vjet VMRO-DPMNE, që do të ndodhë në Strumicë tek stadiumi i qytetit, të mërkurën, më datë 17, në orën 20, dhe ditën tjetër do të nisim të flasim me partnerët qeverisës për rikonstruimin, por më shumë do të qëndroj te përmbajtja sesa te madhësia e rikonstruimit”.
-Kjo nënkupton se mbetet Drejtësia, resori i ZNAM-it…?
-Kini durim edhe ca ditë, t’i nisim bisedimet, pastaj do të flasim për më shumë hollësi.
