
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se Qeveria do të emërojë ushtrues detyre në komunat Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë, sapo të marrë njoftimin nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për përfundim të procesit zgjedhor.
“Absolutisht që këtë do ta bëjmë, sipas ligjit. Që ta bëjmë këtë, duhet fillimisht të marrim njoftim nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, se zgjedhjet kanë përfunduar dhe se në ato 4 komuna zgjedhjet janë të pasuksesshme, dhe më pas Qeveria do të emërojë. Sipas Kodit Zgjedhor, nëse pas raundit të dytë, për çfarëdo arsye, zgjedhjet për kryetar komune nuk mbahen, Komisioni Zgjedhor duhet të njoftojë Qeverinë brenda 15 ditëve nga përfundimi i zgjedhjeve. Pas marrjes së njoftimit, Qeveria duhet të emërojë një administrator brenda 15 ditëve për të kryer detyrat brenda kompetencës së kryetarit të komunës. Qeveria duhet të njoftojë kryetarin e Kuvendit, jo më vonë se 15 ditë pas ditës së emërimit të administratorit, për shpalljen e zgjedhjeve për kryetar komune.”, – deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.

