Regjistrimi i vitit 2021, me metodologjinë që kishte, është bërë për të mashtruar shqiptarët tha kryeministri Hristijan Mickoski, duke i adresuar akuza qeverisjes së kaluar LSDM-BDI. Për këtë arsye ne flasim me të dhëna të regjistrimit të para 22 viteve, që është i vetmi që për momentin është regjistrim real, tha Mickoski.
“Ata që i mashtruan shqiptarët më shumë se 22 vjet, e që janë arsyeja kryesore që në vitin 2002 Komuna e Gostivarit ka pasur 85 mijë banorë kurse në 2021 kur u bë regjistrimi kishte 26 mijë më pak, sollën metodologji me të cilën i mashtruan shqiptarët. Ashtu vazhdojnë të sillen edhe sot dhe do të vazhdojnë të sillen ashtu dhe t’i mashtrojnë votuesit shqiptarë me qëllimin e vetëm që të vijnë përsëri në qeveri”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski
Këto pohime të kryeministrit, se regjistrimi i fundit real është ai i vitit 2002, opozitarja Fronti Europian i quan skandaloze. Deputeti Skender Rexhepi Zejdi tha se kjo nënkupton se kryeministri po e tejkalon regjistrimin e fundit të vitit 2021 edhe pse vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka të bëjë fare me të dhënat e përgjithshme, por vetëm me metodologjinë e punës – ndarjen e qytetarëve në “rezidentë dhe joreziendetë”.
“E pyesim kryeministrin, vallë aq shumë gjithë ky bashkim i numrave të përgjithshme të shqiptarëve në regjistrimin e vitit 2021? Nëse atyre ua ka prish planin për deshqiptarizimin e Maqedonisë së Veriut, ky nuk është faji jonë, realiteti është ky. Nuk janë shqiptarët ata që kanë qenë më herët! Sot dallimi mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqeodninë e Veirut konform regjistrimit të fundit të vitit 2021 është 54% me 29,52%. Që i bie as 2 me 1 nuk është, është 1 me 1.8”, theksoi Skender Rexhepi – Zejdi, deputet i Frontit Europian.
Nga Fronti Europian paralajmëruan se nëse prokuroria nuk merr masa ndaj kryeministrit dhe ministrave që shkelin urdhrin e Gjykatës Kushtetuese, do të jenë të detyruar ata si Front të ndërmarrin veprime.
