Kryeministri Hristijan Mickoski nuk deshi t’i komentojë as zhvillimet në Bullgari e cila shkon sërish në zgjedhje dhe as ndryshimet kushtetuese të nevojshme për zhbllokimin e rrugës evropiane të vendit. Mickoski tha se vendi po i përmbush reformat e nevojshme ndërsa Bruskeli do të vendos më pas se si do të veprojë sa i përket integrimit të vendit.
“Rruga euro-integruese e Maqedonisë është pashmangshëm e lidhur me vullnetin e 27 vendeve anëtare, njëra prej tyre është edhe Bullgaria. Ju e dini se kemi problem me ta, por ne kemi qëllim ta përfundojmë detyrën tonë të brendshme, të përgatitemi, t’i mbyllim të gjitha çështjet e hapura që lidhen me agjendën reformuese, të gjitha reformat që i kemi parashikuar t’i realizojmë dhe pasi ta bëjmë gjithë këtë, atëherë ia lëmë 27 vendeve-anëtare të vendosin nëse ky proces do të bilateralizohet apo do të bazohet në kriteret që i kanë pasur të gjitha vendet që i janë bashkuar këtij Unioni, pra Bashkimit Evropian”, tha Hristijan Mickovski – Kryeministër.
The post Mickoski: Rruga euro-integruese e Maqedonisë varet nga vendimet e 27 shteteve anëtare të BE-së appeared first on Alsat.
