Deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski se mjaft kanë pritur që prokurorët të veprojnë dhe se nga e hëna pushteti fillon aksionin, LSDM-ja e cilësoi si kërcënim. Sipas socialdemokratëve, Mickoski ka treguar tendenca të autoritarizmit.

“Strategjia e tyre është e qartë: me kërcënime, shantazhe dhe arrestime dëshirojnë të vendosin sistem të drejtësisë që do t’i shërbejë vetëm interesave partiake të kësaj Qeverie. Kjo është e palejueshme dhe duhet të dënohet nga i gjithë opinioni demokratik”, tha Metodija Ilievski, nënkryetar i LSDM-së.

Mickoski paraprakisht tha se prokurorët kanë probleme shëndetësore në momentin kur duhet të sjellin vendime kundër personave të fuqishëm.

“Nëse ka të bëjë me atë një rast, ndodhi para dhjetëra ditëve, kur prokurori kishte virozë dhe nuk mundej të vinte në takimin e caktuar dhe i njëjti u prolongua për 3-4-5 ditë”, shtoi Lupço Kocevski, prokurorë shtetërorë publik.

“Lupço Kocevski prokurori shtetëror publik kishte mundësi dhe shans si asnjë nga paraardhësve të tij, i cili pesë apo gjashtë muaj tashmë, edhe pse ne kemi shumicë komode kur të duam ta shkarkojmë nga funksioni, ne nuk bëjmë ashtu siç bënte LSDM-ja”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryeministër.

Kryeministri përsëriti se durimin e ka nga fundi, për shkak se kriminelët jetojnë në liri. Shtoi se megjithatë pushteti nuk do të bëjë cirk dhe estradë, nuk do të hyjë në shtëpitë e opozitarëve me njësi speciale dhe të arrestojë në sy të fëmijëve, por do të sillet në mënyrë demokristiane, sipas vlerave të VMRO-DPMNE-së.