Kryeministri Hristijan Mickoski në pyetje deputetësh tha se nuk do të kishte dilema për ndalimin e zyrtarëve të lartë të qeverisë nëse do të kishte urdhër nga Prokuroria. Duke aluduar për Lupço Kovecskin, ai shtoi se hetimet për zjarrin në Koçan po udhëhiqet nga një prokuror i cili është përzgjedhur me propozim të qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së, që sipas tij tregon kulmin e demokracisë.

“Hetimin për Koçanin e udhëheq prokurori publik, jo unë apo Qeveria. Nëse prokurori publik vendos që të më privojnë nga liria, le të më privojnë”, tha kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigje ndaj deputetit të LSDM-së, Mitko Trajçulevski.