Microsoft ka zbuluar një sërë përmirësimesh të drejtuara nga AI për Windows 11, duke përfshirë aktivizimin me zë në PC-të me Windows 11 dhe “më shumë AI eksperimentale”.
Përditësimet e asistentit Copilot të Microsoft synojnë thjeshtimin e ndërveprimit të përdoruesit dhe automatizimin e detyrave të përditshme, transmeton Telegrafi.
Përdoruesit tani mund ta aktivizojnë Copilot me komandat zanore “Hey Copilot” në çdo PC me Windows 11 përmes një funksioni të ri regjistrimi.