Mijëra mbështetës të partisë opozitare hungareze Tisza kanë filluar të mblidhen në sheshin Batthyány në Budapest, ku po presin shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare. Tubimi po mbahet në brigjet e Danubit, përballë ndërtesës së Parlamentit.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka nisur të publikojë rezultatet paraprake, të cilat tregojnë një avantazh të Tisza-s, veçanërisht në listën proporcionale.
Mbështetësit e liderit të Tisza-s, Péter Magyar, janë përqendruar kryesisht në Budapest dhe në qendrat e tjera të mëdha urbane, dhe pritet që tubimi i tij të eklipsojë tubimin e partisë në pushtet Fidesz të Viktor Orbánit.

Ndërsa tubimi kryesor i opozitës hungareze po zhvillohet në sheshin Batthyány, në anën tjetër të Danubit, në sheshin Lajos Kossuth përpara Parlamentit hungarez, janë mbledhur disa mijëra të rinj. Arsyeja zyrtare e tubimit është një koncert techno, por për shkak të momentit politik, edhe ky tubim është shndërruar në një miting joformal të partisë opozitare Tisza.
Mbështetësit e opozitës po lëvizin midis dy lokacioneve, aq sa e lejon linja e mbingarkuar e metrosë.
Mbështetësit e Orbanit po mblidhen në anën tjetër të Danubit, pranë qendrës së konferencave “Bálna”.
Kujtojmë se Orban para pak çastesh pranoi humbjen, duke i uruar fitore Péter Magyar.
