Barcelona pritet të ketë një verë të ngarkuar në aftin kalimtar, me disa blerje të rëndësishme që janë në axhendë, por edhe largime të mundshme nga ekipi i Hansi Flik, duke përfshirë emra si Robert Levandowski dhe Mark Kasado.

Një nga prioritetet e Barcelonës këtë verë është përforcimi i pozicionit të qendërmbrojtësit, ku klubi synon të sjellë një lojtar që mund të luajë në krahun e majtë.

Në rast se ky transferim realizohet, ZHerard Martin mund të ulet në rolin e zëvendësuesit për pozicionin e mbrojtësit të majtë, me mundësinë që edhe vetë ai të largohet nga ‘Camp Nou’. Sipas Matteo Moretto, Milani ka shfaqur interes për Martinin.

Klubi italian e sheh 23-vjeçarin si një alternativë të fortë për përforcimin e mbrojtjes së majtë, ndërkohë që edhe Viktor Valdepenas i Real Madridit është në listën e tyre të synimeve. Fillimisht, vendosja e Martin në qendër e favorizoi, por performanca e tij nuk ka qëndruar në nivelet e pritura.

Së fundmi, Pau Kubarsi dhe Erik Garcia kanë qenë titullarët e Barcelonës në këtë pozicion, me Ronald Arauho si zëvendësues kryesor. Ekziston mundësia që Barcelona të shesë Martin gjatë verës, por vetëm nëse oferta është e përshtatshme për klubin.

Fondet e marra nga një shitje e tillë do të përdoren për transferime të tjera, ndërkohë që zëvendësimi i tij nuk duket domosdoshmërisht i nevojshëm, pasi Jofre Torrents mund të ngjitet si zëvendësuesi i Alejandro Balde.

Hansi Flik do të ketë fjalën përfundimtare në vendimin e ardhshëm të Zherard Martinit. Ai e vlerëson lojtarin, por nëse shitja e tij siguron fonde për të forcuar ekipin me cilësi shtesë, nuk pritet të hezitojë. Për momentin, mbetet për t’u parë nëse Milani do të konkretizojë interesin e tij para hapjes së afatit kalimtar.

The post Milani planifikon një transferim gjatë verës për yllin e Barcelonës appeared first on Alsat.