Avokati Elenko Millanov theksoi se mbrojtja e ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, do të tregojë se veprimet që i atribuohen të akuzuarit nuk mund të krijojnë asnjë lidhje kauzale me veprën penale për të cilën ai akuzohet.

“Prokuroria përpiqet të krijojë përshtypjen se veprimet që dyshohet se janë kryer nga 26 shkurt 2018 deri më 11 shkurt 2022 kanë lidhje me ngjarjen tragjike, por një lidhje e tillë kauyale nuk ekziston”, tha Millanov.

Ai theksoi se Bekteshi ka ushtruar detyrën e ministrit të Ekonomisë deri në qershor t; vitit 2024 dhe se Mbrojtja do të dëshmojë se licencat që përmend Prokuroria, veçanërisht ato nga viti 2023 dhe fillimi i 2024, nuk janë akt personal i tij.

“Licencat për të cilat pretendohen lidhje kauyale janë lëshuar bazuar në autorizim dhe janë të vulosura me faksimil, jo me firmë personale të ministrit. Nuk ka asnjë licencë të nënshkruar personalisht nga Kreshnik Bekteshi”, theksoi Millanov.

Mbrojtja njoftoi se gjatë procedurës do të paraqesë prova që tregojnë se aktakuza bazohet në fakte të gabuara dhe në keqinterpretim të kompetencave të Ministrisë së Ekonomisë, duke treguar kështu qartë se Bekteshi nuk ka asnjë lidhje ligjore apo faktike me ngjarjen tragjike.