Avokati i ish-ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, Elenko Milanov sot në një intervistë për TV21 i ka vlerësuar si të pabazuara dhe absurde akuzat e bëra ndaj Bekteshit, si dhe ndaj 27 personave të tjerë.
Ai thotë se deri në çfarë mase kontrollohet dhe verifikohet kjo shihet nga kontrrollet e fundit në këtë ngjarje që po bëhen tani dhe me to përcaktohet se kush i ka licencat aktive.
“Kjo Ministri e Ekonomisë i ka të njëjtat mangësi në ato objekte dhe ku do të ishte lidhja këtu me Kreshnik Bekteshin dhe shumë nga këta individë që të mund të akuzoheshin si autorë të drejtpërdrejtë në lidhje me këtë zjarr”, tha Milanov.
Intervista e plotë sonte në orën 19:00 në TV21:
