Avokati Elenko Millanov, në emisionin Click Plus në TV21, tha se kryeprokurori i ri duhet të jetë person me kredibilitet. Siç tha Millanov, kryeprokurori i ri duhet të tregojë rezistencë jo vetëm ndaj partive politike por edhe ndaj fuqive të biznesit
“Në atë pozitë, duhet të jetë person me kredibilitet. Person i cili mund të tregoj rezistencë, për shkak se, jo vetëm kundrejtë partive politike, por edhe për fuqitë e biznesit, për shkak se lëndët më së shumti janë tenderë me prokurimet publike ku është e përfshirë politika nga njëra anë dhe nga ana tjetër fuqitë e biznesit”, tha Avokati Elenko Millanov.
