Gjatë ditës së djeshme në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ministri për transport dhe lidhje Aleksandar Nikollovski ka prezantuar proektin për renovimin e spitalit “8 Shtatori” në Shkup i njohur ndryshe si “spitali ushtarak”.
Ajo që ka rënë në sy nga ky promovim është se të njejtin nuk e ka bërë Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari i cili ka nën kompetenca direkte spitalin “8 Shtatori”.
A bëhet fjalë për një anashkalim tjetër të përfaqësuesve shqiptar në Qeveri apo është mungesë e proekteve të përfaqësuesve të “VLEN” do shohim në ditët në vijim nga prononcimet e të dyja palëve./monitor.mk/
