Ministria e Jashtme franceze ka dënuar sot me tone të ashpra planin e qeverisë izraelite për Gazën, duke theksuar se ai rrezikon të çojë në “një bllokim absolut”. Parisi përsërit kundërshtimin e tij të vendosur ndaj çdo plani për të pushtuar Rripin e Gazës dhe për të zhvendosur me forcë popullsinë e tij.

Ndërkohë ushtria izraelite përgatitet të marrë kontrollin e qytetit të Gazës, qytetit më të madh në enklavën palestineze, me qëllim mposhtjen e Hamasit dhe sigurimin e lirimit të pengjeve.

‘Pushtimi i plotë i Gazës mund të përkeqësojë një situatë tashmë katastrofike pa lejuar lirimin e pengjeve të Hamasit, çarmatimin e tij dhe dorëzimin e tij’, tha Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot në një mesazh të postuar në platformën X.

The post Ministria e Jashtme Franceze: Pushtimi i plotë i Gazës mund të përkeqësojë situatë për lirimin të e pengjeve appeared first on Alsat.