“Lidhur me ngjarjen e sotme në Tetovë, në klinikat kirurgjikale në Shkup janë pranuar katër pacientë me lëndime të rënda trupore. Në KARIL – është pranuar një pacient 32-vjeçar me plagë nga armë zjarri në zonën e kraharorit, lëndim i rëndë trupor. Në Kirurgjinë Pediatrike – është pranuar një fëmijë 12-vjeçar me plagë nga armë zjarri në zonën e kofshës së djathtë. Në Kirurgjinë Torakale – është pranuar një pacient 37-vjeçar me plagë nga armë zjarri në zonën e kraharorit. Në Traumatologji – është pranuar një pacient 60-vjeçar me frakturë në pjesën e poshtme të këmbës djathtë”, thuhet në njoftimin e MSH-së. Ata shtojnë se të gjithë pacientët janë nën kujdes dhe po marrin ndihmën e duhur mjekësore.
The post Ministria e Shëndetësisë ka dalë me informacione për gjendjen shëndetësore të pacientëve që ndodhën në përleshjen në Tetovë appeared first on Alsat.
