Ushtria e Maqedonisë së Veriut po zhvillohet me ritëm të përshpejtuar, ndërsa shteti po investon në kapacitetet e mbrojtjes, deklaroi ministri i Mbrojtjes Vlladо Misajllovski në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut të Veriut në Bruksel. Ai theksoi se po ndahen mjete rekord për modernizim dhe pajisje, me qëllim përmbushjen e objektivave të NATO-s për kapacitete. Sipas tij, gjatë vitit të fundit ka mbërritur pajisje e rëndësishme dhe njësia e lehtë e këmbësorisë është vlerësuar si e gatshme luftarake sipas standardeve të NATO-s. Në margjinat e takimit, Misajllovski zhvilloi bisedime me homologë, përfshirë ministrin grek të mbrojtjes Nikos Dendias, ku u theksua bashkëpunimi për një rajon të qëndrueshëm dhe forcimi i mbrojtjes kolektive.

“Theksova se ne kontribuojmë 2,18% nga buxheti ynë në Ministrinë e Mbrojtjes, që është vërtetë numë i lartë dhe përqindje e madhe, por ajo që kërkohet nga ne është që në vitit në vijim të arrijmë në 3,5% në buxhetin e Ministrisë, drejtpërdrejt në qëllimet për aftësim, por edhe për zhvillim dhe modernizim të ushtrisë. Momentalisht investojmë mbi 32% direkt në modernizim si Ministri e Mbrojtjes, por do të vazhdojmë me intensitet edhe më të lartë vitet e ardhshme”, u shpreh Vllado Misajllovski – ministër i Mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut.