MJK: Kina do të përmbushë me vendosmëri objektivat e “karbonit të dyfishtë” me mënyrën dhe ritmin e vet

Kina ka qenë gjithmonë një protagoniste praktike dhe aktive në trajtimin e ndryshimeve klimatike dhe do të përmbushë me vendosmëri objektivat e arritjes së kulmit të lëshimit e të asnjanësimit të karbonit, të njohura si “karboni i dyfishtë”, sipas mënyrës dhe ritmit të vet, tha të martën në një konferencë të rregullt për shtypin zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Guo Jiakun.

Sipas Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimin Klimatik, vendet duhet të paraqesin një raund të ri të objektivave kombëtarë të kontributit vullnetar përpara shkurtit të vitit 2025, por pothuajse të gjitha vendet nuk i kanë dorëzuar ato në kohë. Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se kur planifikon Kina ta paraqesë këtë raund të ri të objektivave të kontributit, Guo tha se Kina ka kontribuuar gjithmonë në një mënyrë praktike dhe aktive në trajtimin e ndryshimeve klimatike.

Foto nga VCG”Ne do të përmbushim në mënyrë të palëkundur objektivat e ‘karbonit të dyfishtë’ në përputhje me rrugën, metodën dhe ritmin tonë. Aktualisht, Kina po studion e po formulon një raund të ri të kontributit vullnetar kombëtar në përputhje me kërkesat e Marrëveshjes së Parisit dhe inventarin e parë global, në mënyrë aktive dhe të përgjegjshme, bazuar në kushtet e saj kombëtare, aftësitë e fazën e zhvillimit, dhe do t’ia raportojë kontributin e vet kombëtar vullnetar për vitin 2035 Sekretariatit të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara në kohën e duhur,” tha Guo.