Hoxhë Llokman Kamberi, imam në xhaminë Allaxha në Shkup, ka dalë në mbështetje të studentëve shqiptarë, duke bërë thirrje që zëri i tyre të dëgjohet dhe të mos keqpërdoret për interesa politike.
Në reagimin e tij, ai thekson se studentët po ngrihen për të drejtat, dinjitetin dhe të ardhmen e tyre, ndërsa mbrojtja e tyre nënkupton mbrojtje të së ardhmes së gjithë popullit.
Thirrja e plotë e hoxhë Llokman Kamberit:
Studentët po ngrisin zërin për të drejtat, dinjitetin dhe të ardhmen e tyre.
Mbrojtja e zërit të studentëve është mbrojtje e së ardhmes së popullit, sepse ata janë forca e popullit.
Fatkeqësisht, partitë shqiptare shpesh janë marrë më shumë me interesa politike sesa me problemet reale të rinisë dhe arsimit.
Sot nuk është koha për heshtje apo përçarje, por për ta mbështetur dhe mbrojtur zërin e studentëve, sepse ata janë ndërgjegjja dhe shpresa e shoqërisë.
Ju lutem gjithëve, mbani larg duart nga studentët
As mos u mshifni mbas tyre, e as mos heshtni ndaj kërkesave të tyre!
