Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha sot se ekziston një ide për një takim midis presidentëve të Rusisë dhe SHBA-së, Vladimir Putin dhe Donald Trump, por përmbajtja e një takimi të tillë është një çështje e hapur.

“Ideja e një kontakti të tillë sigurisht që ekziston, dhe nga praktika shohim se kontaktet janë të organizuara dhe mund të organizohen në afate kohore historikisht të shkurtra”, tha ai në margjinat e një takimi të zyrtarëve të lartë të BRICS në New Delhi, raportojn; media të huaja.

Ryabkov theksoi se aspekti thelbësor i një takimi të tillë mbetet në plan të parë për Rusinë.

“Para se të kuptojmë qëllimin e takimit, si dhe çfarë t’i rekomandojmë udhëheqësit tonë në këtë drejtim, nuk jemi të gatshëm të diskutojmë asnjë parametër, asnjë afat kohor dhe sidomos jo ndonjë vendndodhje”, shtoi Ryabkov.

Ai theksoi se për Rusinë, përmbajtja e takimit të mundshëm del në pah, domethënë çështjet që do të diskutohen dhe rezultatet specifike që mund të dalin nga një takim i tillë.

The post Moska lë të kuptohet për një takim të mundshëm Putin-Trump appeared first on Alsat.