Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Në fund të ditës dhe gjatë natës në pjesët perëndimore do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale shiu. Temperatura minimale do të lëvizë nga -6 deri 1, ndërsa maksimalja nga 8 deri 16 gradë Celsius.
Edhe në Shkup mëngjesin e sotëm ka mjegull në pjesë të luginës. Gjatë ditës do të mbajë mot pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet deri -2, ndërsa maksimalja do të arrijë 12 gradë.
Sipas DPHM-së, nga e mërkura deri të shtunën nën ndikimin e një sërë valë të ajrit të lagësht do të mbajë mot pjesërisht me vranësira me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e përforcuar (mbi 70 km/h). Për shkak të depërtimit të masës ajrore më të ftohtë nga veriu gjatë natës së të premtes dhe të shtunën, reshjet e shiut do të kalojnë në borë në male dhe në zonat më të larta.
