Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga veriu, njoftoi Administrata Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin -1 deri në 6 gradë, dhe maksimale do të arrijë nga 15 deri në 23 gradë. Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 4, ndërsa maksimale do të arrijë 21 gradë.

Sipas parashikimit të Departamentit Meteorologjik, gjatë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë, me vranësira të ndryshueshme gjatë ditës. Në pjesët lindore do të fryjë erëra mesatare dhe herë pas here e fortë veriore.

Nga e marta e tutje, do të pasojë një periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe jostabilitet, me shira dhe bubullima të herëpashershme. Temperaturat ditore do të ulen gradualisht.

The post Mot me vranësira dhe periudha me diell, më ngrohtë këtë fundjavë appeared first on Alsat.