Moti sot në vendin tonë do të jetë me reshje të shiut të kohëpaskohshme dhe me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor, me e theksuar përgjatë Vardarit.
I ngjashëm moti do të jetë edhe në kryeqytet, me vranësira dhe me kushte për reshje të shiut. Reshje më të dendura të shiut priten kah fundi i ditës dhe gjatë natës. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor.
