Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, me reshje të dobëta lokale dhe të herëpashershme të shiut, ndërsa në male dhe në zonat më të larta do të ketë reshje të dobëta bore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të lëvizë nga 0 deri në gjashtë gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga shtatë deri në 11 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të dobëta dhe të herëpashershme shiu. Temperatura minimale do të zbresë deri në pesë gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 10 gradë.
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) njofton se do të vazhdojë periudha me mot pjesërisht të vranët dhe reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në male me borë. Reshje më të dendura priten nesër, kur ato do të kalojnë në borë edhe në disa nga zonat më të ulëta.
