Maqedonia e Veriut sot do të përfshihet nga mot me diell dhe temperatura shumë të larta. Sipas parashikimit, temperaturat maksimale do të lëvizin nga 35 deri në 41 gradë Celsius.

Gjatë ditës do të ketë vranësira të pakta deri mesatare lokale, ndërsa pasditen priten kushte për reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, kryesisht në zonat malore.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, ndërsa temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 40°C. Edhe në kryeqytet do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriperëndimi.