Mëngjesi do të karakterizohet me mot të vranët dhe temperatura të ulëta, ndërsa gjatë ditës pritet përmirësim gradual me intervale me diell dhe vranësira të lehta deri mesatare. Era do të fryjë e lehtë nga drejtimi verilindor. Temperaturat minimale do të sillen nga -8 deri në 0 gradë, ndërsa maksimalet nga 0 deri në 6 gradë Celsius.

Në Shkup, pritet mot kryesisht me diell i shoqëruar me vranësira mesatare. Era do të jetë e dobët nga verilindja. Temperatura minimale do të zbresë në -4 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 4 gradë Celsius.