Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira, me periudha me diell. Në orët e paradites, në disa lugina pritet paraqitje e mjegullës, ndërsa do të fryjë erë e lehtë dhe e ndryshueshme.
Temperatura minimale do të lëvizë nga -5 deri në -1 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 6 deri në 13 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht me vranësira dhe kryesisht i qetë. Në mëngjes, në disa pjesë të luginës do të ketë mjegull. Temperatura minimale do të zbresë në -4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 6 gradë.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, deri të hënën pritet mot i qëndrueshëm dhe kryesisht i qetë, me mjegull lokale dhe rritje të përkohshme të vranësirave. Nga e marta parashikohen reshje lokale shiu.
