Moti sot me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Në orët e mëngjesit në disa vende do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 9 deri në 13 gradë, shkruan Alsat.

Në Shkup paradite në disa pjesë të luginës do të ketë paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell. Temperatura minimale do të ulet në -5, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 9 gradë Celsiusë. /Alsat.mk

The post Moti me diell dhe vranësira të vogla, temperatura deri në 13 gradë appeared first on Alsat.