Moti me diell dhe vranësira të vogla, temperatura deri në 17 gradë

Moti sot me diell dhe vranësira të vogla por relativisht i ngrohtë. Gjatë paradites në disa vende do të ketë rritje të vranësirave të cilat gjatë ditës do të zvogëlohen. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 12 deri në 17 gradë, shkruan Alsat.

Në Shkup, paradite do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës në disa pjesë të luginës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla. Temperatura minimale do të ulet në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 14 gradë Celsiusë. /Alsat.mk