Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior, e cila në disa vende do të arrijë shpejtësi deri në 60 km/h.

Temperatura maksimale do të lëvizë nga 27 deri në 34 gradë Celsius.

Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginës herë pas here e përforcuar nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë 33 gradë Celsius.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM)

, sasia e reshjeve gjatë 24 orëve të fundit deri në orën 08:00 ka qenë 1 litër për metër katror në Ohër.

Nga DPHM bëjnë të ditur se këto vlera janë matur në stacionet pluviometrike të institucionit, ndërsa për shkak të karakterit lokal të reshjeve, sasia e ujit të rënë mund të ndryshojë ndjeshëm dhe në disa zona të ketë qenë shumë më e madhe se ajo e regjistruar.