Mot me diell dhe ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare në disa zona. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare; në pjesët perëndimore kryesisht nga drejtimi lindor, ndërsa në pjesët lindore nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura maksimale do të jetë nga 31 deri në 38 gradë.
