Moti sot do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje lokale shiu. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu, e cila në disa zona, veçanërisht në pjesët perëndimore, do të kalojë 50 km/orë. Temperatura minimale do të lëvizë nga -2 deri në 4 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 13 deri në 20 gradë.

Në Shkup priten vranësira të ndryshueshme me periudha me diell dhe kushte për reshje të dobëta shiu. Në disa pjesë të luginës do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë në 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 19 gradë.

The post Moti sot do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje lokale shiu appeared first on Alsat.