Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në pjesët lindore herë pas here erë më e fortë nga veriperëndimi, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.Temperatura minimale do të jetë nga 4 deri në 14 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 24 deri në 31 gradë.Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të lehta. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 30 gradë./Alsat.mk

The post Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri mesatare lokale appeared first on Alsat.