Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me kushte për reshje lokale afatshkurtra në pjesët lindore. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriperëndimi. Temperaturat minimale do të zbresin nën zero vende-vende, ndërsa temperatura ditore do të arrijë 18 gradë.
Një stabilizim i përkohshëm i motit do të ketë vetëm të hënën, ndërsa nga e marta deri në fund të javës së punës, nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme me shira të rastit. Të martën, reshjet do të jenë më të bollshme në pjesët perëndimore, ndërsa të mërkurën, reshjet do të kalojnë 20 l/m². Erëra mesatare deri të forta do të fryjnë në mëngjes nga veriperëndimi, dhe pasdite nga verilindja. Të enjten, reshjet do të jenë më të bollshme në pjesët juglindore (mbi 15 l/m²), ndërsa të premten me intensitet më të dobët.
The post Moti sot është me vranësira dhe reshje të shkurtra shiu appeared first on Alsat.
