Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut.

Në orët e pasdites do të mbajë mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë, lokalisht në formë stuhish afatshkurtër me reshje të rrëmbyeshme më të bollshme (mbi 15 l/m2 për një kohë të shkurtër). Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin 2 deri në 10, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu. Pasditja do të jetë e paqëndrueshme në pjesë të luginës me reshje të rrëmbyeshme shiu, shtrëngata dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 17 gradë.