Gjatë një lidhjeje live me një emision në CBS News Chicago, situata ka marrë një kthesë shumë interesante dhe emocionuese për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Gjatë intervistës, gazetarja e programit, e cila ishte gjithashtu shqiptare, e nisi bisedën me Duan duke e përshëndetur në shqip.

Përshëndetje, motra ime shqiptare,” i tha ajo këngëtares, e cila më pas e vazhdoi bisedën në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, duke përdorur edhe disa fjalë në shqip. Biseda e tyre u shoqërua me një ndjenjë krenarie dhe afërsie për kulturën shqiptare.