Soto Grado, 45 vjeç, ka arbitruar ndeshjen e dytë të karrierës së tij mes skuadrës madrilene dhe blaugrana pasi e bëri këtë në sezonin 23/24, gjithashtu në Santiago Bernabeu, me skuadrën vendase që fitoi 3-2. Ai ka arbitruar Real Madridin në 22 raste, 20 në kampionatin vendas, finalen e Superkupës 2022 kundër Atletikos së Bilbaos dhe një në “Copa del Rey”, me 14 fitore të Madridit, dy humbje dhe gjashtë barazime. Ndërsa ai ka arbitruar Barcelonën në 14 ndeshje, një prej tyre në “Copa del Rey”, me një bilanc me gjashtë fitore, pesë barazime dhe tre humbje nga ana blaugrana.

MINUTA 12, GOLI I MBAPESË I PARREGULLT

“Asgje nuk shkon në tabelën e rezultateve. Pozicioni i lojtarit francez shikohet me vëmendje dhe VAR nuk lejon golin për pozicion jashtë loje. Edhe pse milimetrik ai është pozicion ofsaid dhe teknologjia nuk të le të gabosh.”

MINUTA 22, GOLI I MBAPESË

“Francezi del pak më herët në sulm dhe shmang pozitën jashtë lojën me një lëvizje prej mjeshtëri. Edhe këtë e vendos VAR, i cili tregon se po militeri shpëton Mbapenë. Goli është i rregullt.

MINUTA 43, GOLI I BELINGAM

Në golin e dytë të Madridit, megjithëse mund të ketë kontakt në kërcim, Hajsen nuk hedh krahun dhe ka një lëvizje natyrale të vrullit. Ka një përplasje sepse ai kërcen më shumë. Dhe Kubarsí është në shpinë, pra nuk ka kontakt, goli është i regullt.”

MINUTA 51, PENALLTIA E RREGULLT

“Edhe pse ka një kërcim të mëparshëm, në prekjen e dytë topi kalon mbi Erik Garsían i cili ngre krahun dhe prek topin me dorë. Rast tipik për penallti dhe gjyqtari e jep, vendim i drejtë. “

MINUTA 90+10, KARTONI I KUQ I PEDRIT

“Pedri bën një ndëhyrje “horror”. Kish një karton të verdhë, por ndërhyrja kundër Çuamenit ishte e tmerrshme, mbase direkt për të kuqe. Arbitri veproi shumë drejt, duke e nxjerrë nga fusha.”

The post Moviola në Spanjë: Arbitrimi ka qenë perfekt appeared first on Alsat.