Në datat 29 dhe 30 nëntor 2025, policia në disa qytete të vendit ka ndërmarrë një sërë aksionesh dhe ka evidentuar dhjetëra raste që lidhen me drogë, dhunë fizike, shkelje të rendit publik, aksidente dhe incidente të tjera. MPB ka ngritur edhe kallëzime penale për prodhim droge, armëmbajtje të paautorizuar dhe ndërhyrje në sistem kompjuterik. Në aksionin anti drogë ka pasur arrestime.

Gjithashtu MPB ka arrestuar disa persona të përfshirë në përleshje fizike në Shkup.
Policia dhe prokuroritë përkatëse po punojnë për zbardhjen e plotë të të gjitha rasteve.