Dje në ora 17:20, në fshatin Bërvenicë të Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, pas një fletarresti qendror të lëshuar nga SPB Ohër, e privuan nga liria J.G. (53) nga i njëjti fshat, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal.

Konkretisht, dje në ora 08:24 në SPB Ohër është raportuar se në shtëpinë e tij në rrugën “Nada Fileva”, në pjesën e vjetër të Ohrit, pa shenja jete është gjetur K.M. (76) nga Ohri. Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrje nga prokurori publik kompetent dhe ekipet policore, ndërsa mjeku nga Ndihma e Shpejtë ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi.

Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj J.G. do të parashtrohet kallëzim përkatës, njoftojnë nga SPB Ohër.

The post MPB e zbardhi vrasjen e djeshme në Ohër, ndërsa i dyshuari për kryerjen e veprës penale është arrestuar appeared first on Alsat.