MPB: Janë shënuar 101 gjoba në një muaj për xhama të errësuar jashtë standardeve, numri më i madh në Tetovë

Gjatë periudhës nga 01.11.2025 deri më 30.11.2025, Sektori për Punë të Komunikacionit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka kryer kontrolle të trafikut në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të sanksionuar shoferët që nuk respektojnë standardet e përcaktuara për errësimin e xhamave të automjeteve.

Doner King
Gjatë kontrolleve janë sanksionuar 101 pjesëmarrës në trafik. Numri më i madh është regjistruar në rajonin e SPB Tetovë – 45, dhe SPB Kumanovë – 22. Të gjithë shkelësve u janë përgatitur parashtresat përkatëse.

Kontrollet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.