Përplasen “Golfi” dhe “Audi” në Shkup, tre persona përfundojnë në spital
Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në kryqëzimin e rrugëve “Brigada Maqedonase-Kosovare” dhe “Brigada e Dytë Maqedonase” në Shkup. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme për “Skopje1”.
Aksidenti ka ndodhur në orën 19:10, kur janë përplasur një automjet “Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.S. (20), dhe një “Audi” me targa të Kosovës, të cilin e drejtonte A.M. (32) nga Kosova.
Nga përplasja janë lënduar drejtuesi i “Golfit” dhe bashkudhëtari i tij, S.M. Të dy janë transportuar me autoambulancë në Qendrën Urgjente “Nënë Tereza”, ku u janë konstatuar lëndime trupore.
Lëndime ka marrë edhe drejtuesi i “Audit”, i cili është dërguar me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”. Edhe atij i janë konstatuar lëndime trupore.
Një ekip i SPB Shkup ka kryer hetimet në vendin e aksidentit.
/Monitor.mk
