Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ka ngritur kallëzim penal ndaj tre personave nga Shkupi, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “dhunë ndaj fëmijës”.
“SPB Shkup – Njësia për Kriminalitet të Dhunshëm ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër J.J. (19), V.S. (23) dhe V.A. (19), të gjithë nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “dhunë ndaj fëmijës”, sipas nenit 201-a të Kodit Penal”, thonë nga MPB.
Sipas kallëzimit, më 22.06.2026, rreth orës 23:50, në rrugën “Finska”, në park, të denoncuarit kanë sulmuar fizikisht një të mitur 14-vjeçar. Sipas MPB, gjatë sulmit është përdorur një mjet i fortë, ndërsa me një mjet të mprehtë viktimës i janë shkaktuar lëndime.
Policia ka gjetur dhe sekuestruar thikën e përdorur në ngjarje, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe janë marrë në pyetje./Alsat.mk.

The post MPB: Kallëzim penal ndaj tre të dyshuarve për dhunë ndaj një fëmije appeared first on Alsat.