Goce Andreevski në një prononcim për TV21 ka zbuluar identitetin e të plagosurit dhe dorasit në të shtënat me armë mbrëmjen që lamë pas në Çair, transmeton TV21.
“Është vërtetuar se personi i lënduar është A.B. nga Shkupi, i cili në bisedë informative me policët ka sqaruar se derisa ka qenë duke lëvizur në këmbë në rrugën “Cvetan Dimov”, nga vetura ka dalë B.B. dhe ka gjuajtur drejt tij me armë disa herë. Ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit”, tha Andreevski.
