Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për disa raste që lidhen me tregti dhe posedim të paligjshëm të substancave narkotike në rajonet e Gostivarit, Shkupit dhe Koçanit.
Njësia e Jashtme për Punë Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër L. Gj. (39) dhe G.N. (42), të dy nga Gostivari, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe lëshim i paautorizuar në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Sipas policisë, më 7 nëntor 2025, gjatë kontrollit te i dyshuari i dytë është gjetur kokainë, të cilën më parë e kishte siguruar nga i dyshuari i parë.
Në një rast tjetër, më 18 maj 2026, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria në lokacione të ndryshme në Shkup A.A. (18) nga fshati Stajkovcë dhe një të mitur nga fshati Srbicë, pasi tek ata janë gjetur substancë e bardhë pluhur dhe marihuanë.
