Ndërkohë Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve dhe tifozëve që grupet e tyre t’i mbështesin në frymën sportive, pa gjuhë të urrejtjes, pa fyerje në bazë personale, etnike, fetare ose përkatësie tjetër që nuk përkon me ndeshjet sportive dhe që janë në kundërshtim me ligjin.
MPB thekson se në kuadër të sigurimit të ndeshjeve sportive pa pengesa dhe të qeta, policia do të jetë skajshmërish rigoroze lidhur me çfarëdo prishje të rendit dhe qetësisë publike, përkatësisht çfarëdo lloj brohoritje në bazë të përkatësisë etnike ose fetare do të sanksionohet pa kurrfarë tolerance./Alsat.mk
The post MPB përmes një komunikate i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve dhe tifozëve që grupet e tyre t’i mbështesin në frymën sportive, pa gjuhë të urrejtjes appeared first on Alsat.
