Nga Ministria e Punëve të Brendshme, bëjnë të ditur se gjatë ditës së nesërme në poligonin “Krivollak” do të shkatërrohet një sasi e madhe mjetesh shpërthyese-mina, transmeton TV21. Siç bëjnë të ditur nga MPB këto mjete shpërthyese janë sekuestruar para 15 vjetësh.
“Pas plot 15 vjet, gjatë ditës së nesërme (13.12.2025), mjetet shpërthyese -minat nga kazerma “Gjorçe Petrov” deri në poligonin e armatës “Krivollak” do të transportohen me mjete transportuese -kamionë të ARM-së, ku në prani të Komisionit për shkatërrimin e armëve, pjesëve dhe komponentëve të armëve, municionit dhe materialit shpërthyes, nga nëpunës policorë të Njësitit për Zbulimin dhe Çmontimin e Mjeteve dhe Pajisjeve Shpërthyese, ekspertë nga ARM-ja dhe piroteknikë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, do të kryhet shkatërrimi i tyre me detonim të kontrolluar”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
