Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se vërtetimet për sanksionet e paguara përmes sistemit të trafikut “Qyteti i Sigurt”, të cilat janë paguar në bankë ose në mënyrë elektronike, nuk kanë nevojë t’i dorëzojnë në stacion policor.
“Sistemi i MPB-së është i lidhur automatikisht me sistemin e Ministrisë së Financave, ndërkaq në këtë rast qytetarët janë të obliguar që gjatë pagesës ta plotësojnë fletëpagesën sipas udhëzimit juridik në procesverbal, që do të thotë se duhet saktë të shënohet numri unik i procesverbalit në pjesën “numri referent” dhe “qëllimi i dërgesës” në fletëpagesë”, njoftuan nga MPB.
The post MPB: Qytetarët nuk kanë më nevojë t’i dorëzojnë në polici vërtetimet për gjobat e “Safe City” appeared first on Alsat.
